Frymë e re politikbërje
Bashkohu Jonës të transformojmë kryeqytetin tonë në vend modern, transparent, dhe qendër inovacioni.
Rreth Jones
Jona Geci ka përfunduar studimet në American School of Kosova dhe më pas ka nisur karrierën si grimere, ku zhvilloi kreativitetin dhe kujdesin për detajet. Përvoja e saj në Gjermani dhe Finlandë e ndihmoi të adaptohej dhe të komunikonte me kultura të ndryshme, ndërsa puna në Raiffeisen Bank forcoi aftësitë në negociata dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.
Si asistente e Drejtorit të Përgjithshëm në Ferronikeli, ajo mësoi të organizonte ngjarje dhe të koordinonte ekipe në nivele të larta. Studimet e larta i kreu për Biznes dhe Menaxhment, ku aktualisht menaxhon PR e Marketing dhe zhvillon projekte për rritjen e mëtutjeshme të biznesit.
Në partneritet me bashkëshortin kanë ndërmarrjen e përbashët idealcocktails.com, ku ofrojnë shërbime “catering" për aktivitete të ndryshme në rajon dhe Evropë, duke bërë biznesin një shembull të organizimit dhe shërbimit cilësor.
Pas eksperiencave profesionale, i ka kushtuar kohë rritjes së vajzave dhe krijimit të një baze të shëndetshme familjare. Përtej profesionit, Jona është aktive në Vetëvendosje prej 10 vitesh dhe ka kontribuar në ndihmën e familjeve në nevojë në Kosovë.
Jona beson se ndershmëria, përpikmëria dhe përgjegjshmëria janë virtytet themelore të integritetit njerëzor, ku synon t’i vë në punë dhe t’i promovojë këto cilësi gjatë shërbimit të saj në Asamblenë Komunale të Prishtinës.


Politike Inovative
Ndertimi i kapaciteteve
Ndërtimi i platformës Prishtine.com si një identitet dhe portë zyrtare e qytetit për prezantimin e tij në nivel vendor dhe ndërkombëtar.


Udheheqje Vizionare
Të udhëheqësh me vizion do të thotë të bashkosh ndershmërinë me kreativitetin, duke i kthyer vlerat njerëzore dhe idetë e reja në forcë për ndryshim.
Seksion dhe aplikacion Pytje/Përgjigje me qytetarët, ku njerëzit bëjnë pyetje, japin ide dhe komentojnë për seancat e Asamblesë.
Transparence dhe Komunikim




Bashkeveprimi me Komunitetin
Ngritja e një kulture bashkëpunimi dhe dialogu të hapur mes qytetarëve dhe institucioneve është thelbësore për një qeverisje të drejtë dhe efektive. Jona beson se çdo vendim duhet të mbështetet mbi zërin e qytetarëve, ndaj angazhohet të krijojë hapësira ku ata mund të shprehin nevojat, idetë dhe shqetësimet e tyre. Vetëm përmes transparencës dhe përfshirjes së të gjithëve, Prishtina mund të ndërtojë një të ardhme më të fortë dhe gjithëpërfshirëse.
Udheheqja Vizionare
Prishtina si Brand
Kryeqyteti ende nuk ka një identitet të qartë. Jona synon të krijojë brandin e Prishtinës, ku përmes një platforme të dedikuar listohen të gjitha pikat turistike, kulturore dhe historike të qytetit, duke u ofruar vizitorëve një guide praktike dhe duke e bërë Prishtinën më atraktive për turizëm dhe investime.
Vizioni Udheheqes
Kontaktoni me Jonen
Na kontaktoni për çdo pyetje ose sugjerim. Jam këtu për t'ju ndihmuar dhe për të gjetur zgjidhje se bashku!
info@jonageci.com